Bjellorusia është duke dërguar më shumë ushtarë në kufi me Ukrainën, ka thënë presidenti Alexander Lukashenko për agjencinë e lajmeve Belta, të martën.
“Ata janë të trajnuar dhe mund të ndalin secilin provokim dhe çfarëdo aksioni kundër Bjellorusisë”, ka thënë ai.
Ai më herët ka thënë se forcat e tij nuk do të bashkohen me trupat ruse në pushtimin e Ukrainës.
Lukashenko, i cili është një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, ka thënë se “ushtria bjelloruse nuk po merr pjesë në aksione ushtarake dhe kurrë nuk ka marrë pjesë”.
Në një postim në Twitter të publikuar të martën në mëngjes, deputetja Verkhovna Rada e konfirmoi se trupat bjelloruse ndodheshin në tokën ukrainase.
“Trupat bjelloruse kanë hyrë në rajonin e Chernihiv. Informacioni u konfirmua për publikun nga Vitaliy Kyrylov, zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Veriut. Më shumë detaje më vonë”, thuhet në Twitter.
Megjithatë pretendimet e fundit nga forcat ukrainase bien ndesh me atë të udhëheqësit Lukashenko, i cili tha se “ushtria bjelloruse nuk po merr pjesë në aksionet ushtarake dhe kurrë nuk ka marrë pjesë”.
“Ne mund t’ia dëshmojmë këtë kujtdo. Më shumë se kaq, udhëheqja ruse nuk e ngriti kurrë këtë çështje me ne – përfshirjen tonë në konfliktin e armatosur. Dhe ne nuk kemi ndërmend të marrim pjesë në këtë operacion special në Ukrainë në të ardhmen. Nuk ka nevojë për këtë”, ka thënë Lukashenko.
Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme është raportuar për një kolonë bjelloruse prej 33 njësi që kishte hyrë në këtë rajon të Ukrainës, që ndodhet në veri të Kievit, derisa ka pasur ndërprerje të komunikimi celular. /arbresh.info/
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...