Në këto momente po pritet që të ndodh një sulm i rëndë ajror në Kiev, raporton The Guardian duke cituar raportimet e gazetarëve ukrainas në Kiev.
Po ashtu The Kyiv Independent ka rekomanduar qytetarët e Kievit që të shkojnë në strehimoren më të afërt, pasi pritet një sulm i rëndë ajror rus.
“Qytetarët e Kievit duhet të shkojnë në strehimoren më të afërt tani. Pritet një sulm i rëndë ajror”, thuhet në njoftimin e tyre.
Paralajmërimin për këtë sulm ajror e dha edhe gazetari ukrainas, Illia Ponomarenko, ku tha se brenda minutave në Kiev pritet një shpërthim i rëndë ajror rus.
Po ashtu edhe qytetarët ukrainas në rrjetet sociale kanë njoftuar se në Kiev është duke u dëgjuar sirena që paralajmëron sulme ajrore./arbresh.info/

Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë