Mediumi rus ” The Moscow Times” raporton se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka falënderuar rusët që kanë kundërshtuar pushtimin e Ukrainës.
Sipas këtij mediumi, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u bëri thirrje rusëve që t’i bëjnë presion Kremlinit për të ndaluar menjëherë luftën në Ukrainë.
“Duke folur në rusishten e tij amtare, në vend të adresave të tij të zakonshme në gjuhën ukrainase, Zelensky falënderoi rusët e shquar që kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj pushtimit, duke shtuar se lufta e Kremlinit do të rezultojë në mijëra viktima ruse, raporton ” The Moscow Times”, transmeton arbresh.info.
Duke iu drejtuar youtuberit rus Juri Dud, botuesit të Gazetës Novaya dhe laureatit të çmimit Nobel për Paqen, Dmitri Muratov, dhe këngëtarit Valery Meladze, i cili kishte kritikuar Kremlini.
Zelenski tha: “Ndërgjegjja juaj është dëgjuar dhe është dëgjuar me zë të lartë”.
“Ne e dimë se shumë rusë janë tronditur nga veprimet e qeverisë së tyre. Kjo është përgjigja e duhur, raporton mediumi rus./arbresh.info/

Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...
Hatixhe Hoxha, mbi 15 vjet ishte pjesë e Vetëvendosjes