Daniil Medvedev ka folur për luftën që nisi së fundmi në Ukrainë, e cila u sulmua nga agresioni rus.
Numri 1 i botës në tenist thotë se tash e ka kuptuar se tenisi nuk është gjithçka, pasi në disa raste ka diçka më të madhe, më të rëndësishme se vetë sporti, shkruan “Gazeta Express”.
“Jam zgjuar duke përjetuar emocione të përziera. Në këtë pikë e kuptojmë se tenisi ndonjëherë nuk është aq i rëndësishëm”, ka thënë tenisti rus, i cili së fundmi e mori primatin në renditjen e tenistëve më të mirë në botë.
Ai po merr pjesë në turneun e Acapulcos, por vëmendjen e ka kah atdheu i tij dhe nga Ukraina, të cilat po zhvillojnë luftë.
Sportistët nga mbarë bota e kanë akuzuar Rusinë për sulmin ushtarak ndaj Ukrainës dhe kanë kërkuar që të ndalet menjëherë lufta. /Gazeta Express/
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...