Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në autobusin e klubi futbollistik, Bahia, me ç’rast tre futbollistë kanë pësuar lëndime, kurse portieri Danilo Fernandes, është dërguar në spital pasi ka pësuar lëndime serioze në fytyrë nga xhami i thyer prej eksplozivit, transmeton Gazeta Express.
Kurse, mbrojtësi i majtë Matheus Bahia dhe sulmuesi Marcelo Cirino janë lënduar.
Ende nuk dihen arsyet e vërteta të shpërthimit që ndodhi në autobusin e ekipit brazilian i cili ishte duke udhëtuar për ta zhvilluar një ndeshje futbolli.
Klubi ka shpërndarë fotografi të autobusit të aksidentuar, kurse Policia në Bahia tha se hetimet po vazhdojnë.
“Ne do të mbledhim pamjet, deklaratat e lojtarëve dhe dëshmitarëve që ishin në vend në atë moment. Ne do të përdorim aftësitë tona maksimale për të identifikuar dhe arrestuar autorët,” tha hetuesi i policisë Victor Spinola. /GazetaExpress/


A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit