Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët paralajmëroi sot për një përkeqësim të shpejtë të situatës në Ukrainë pasi njerëzit largohen nga shtëpitë e tyre duke kërkuar siguri, raporton BBC.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, paralajmëroi “pasojat humanitare mbi popullsinë civile do të jenë shkatërruese. Nuk ka fitues në luftë, por jetë të panumërta do të copëtohen”.
Agjencia e refugjatëve u bën thirrje fqinjëve të Ukrainës që t’i mbajnë kufijtë e tyre të hapur për ata që ikin dhe thotë se është e gatshme të “mbështesë përpjekjet e të gjithëve për t’iu përgjigjur çdo situate të zhvendosjes së detyruar”.
Ndërkohë, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer, u bëri thirrje atyre që luftojnë të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe të sigurojnë mbrojtjen e civilëve.
OKB-ja kishte lëshuar tashmë një apel rekord për financim në vitin 2022 për të lehtësuar krizat në Siri, Jemen, Afganistan dhe rajonin Sahel të prekur nga thatësira në Afrikë. Një konflikt i mëtejshëm i madh dhe krizë refugjatësh në mes të Evropës mund t’i shtrijë burimet e saj shumë përtej kufijve të tyre./arbresh.info/ç
Vazhdon shkëlqimi i “Makazzes”, Na’Vi e nis me fitore Blasti...
Zbatimi i Ligjit për Automjete dhe të Huaj, Sveçla mbledh zy...
E jashtëzakonshme: Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një n...
Spanja ndan 1 miliard euro të tjera në ndihmë ushtarake për ...
KEDS del me njoftim, tregon se ku do të ndalet rryma nesër
Rasti i rëndë i 5-vjeçarit në Lipjan, reagon Action for Moth...