Ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka njoftuar se forcat e saj i janë kundërpërgjigjur trupave ruse duke i shkaktuar humbje të mëdha.
“Forcat nacionale të mbrojtjes, po përdorin të drejtën për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Situata është nën kontroll, trupat ruse po pësojnë humbje të mëdha”, thuhet në kumtesën e ministrisë së Mbrojtjes.
Në anën tjetër është bërë e ditur se nuk ka të vdekur nga ana e ushtrisë ukrainase. E këto pretendime të ministrisë nuk ka mundur t’i konfirmojë CNN.
Ndryshe forcat ruse sot kanë filluar sulmet brutale mbi qytetet e Ukrainës dhe akoma janë duke vazhduar granatimet, duke bërë që një numër i madh i qytetarëve të këtij vendi të largohen dhe kërkojnë vend më të sigurtë përgjatë kufirit me Poloninë, ku edhe janë të stacionuara trupat e NATO-s. /arbresh.info/
Arbër Hoxha është shpallur kampion i Kroacisë me Dinamo Zagr...
Rriten investimet kosovare në Shqipëri, bie interesi i inves...
Galatasaray merr fitore të madhe ndaj Fenerbahçes, dhe i afr...
Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës