Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, paralajmëron se bota po përballet me një “moment rreziku” lidhur me tensionet në Ukrainë dhe Rusi.
Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila po mblidhet për të diskutuar Ukrainën, Guterres thotë se është koha për “përmbajtje, arsye dhe de-përshkallëzim”.
“Është koha për të vendosur një armëpushim dhe për t’u kthyer në rrugën e dialogut dhe negociatave”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, gjatë fjalimit që është duke mbajtur në Nju Jork, shkruan BBC.
Guterres thotë se ai është “plotësisht i përkushtuar për të zgjidhur këtë krizë pa gjakderdhje të mëtejshme”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...