Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot në konferencë për shtyp tha se brenda 100 ditëve qeverisja aktuale në këtë komunë ka arritur t’u jep fund problemeve me prioritet.
Kasami edhe sot akuzoi qeverisjen e kaluar për problemet e trashëguara.
“Përkundër vështirësive të shumta, borxhit enorm dhe një kaosi të trashëguar, ne dalëngadalë, duke përmbushur një nga një premtimet në këtë 100 ditësh, po arrijmë me shumë mund dhe përkushtim ta vendosim komunën në koordinata tjera funksionimi, po arrijmë që të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha ato probleme të shtresuara ndër vite. Ne jemi krenarë që brenda 100 ditëshit kemi arritur që t’iu japim zgjidhje të gjitha atyre problemeve që i kishim vendosur si prioritetet për këtë kohë, gjithnjë duke besuar se secili hap i joni në drejtim të përmbushjes së premtimeve do të thotë jetë më e mirë për gjithë qytetarët e Tetovës”, tha mes tjerash Kasami./telegrafi/
Gjykata në Hagë ia hedh poshtë sërish kërkesën Mlladiqit për...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
“Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin” – portieri...
Bedrija Ejupagić emërohet zëvendësministër në Ministrinë e I...
Kapen 167 kilogramë marihuanë në kufirin Greqi-Shqipëri, në ...
Prokuroria po interviston dëshmitarë dhe të dyshuar për inci...