Njoftimi i presidentit amerikan Joe Biden të martën për një rishpërndarje të trupave në Europë, përfshin dërgimin e 800 ushtarëve të këmbësorisë në rajonin e Baltikut dhe deri në tetë avionë luftarakë F-35 në disa lokacione operative përgjatë krahut lindor të NATO-s, tha një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, shkruan Reuters.
Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 32 helikopterë sulmues AH-64 Apache në rajonin e Balltikut dhe në Poloni nga vende brenda Europës, transmeton portal arbresh.info
“Ky personel shtesë po ripozicionohet për të siguruar aleatët tanë të NATO-s, për të penguar çdo agresion të mundshëm kundër vendeve anëtare të NATO-s dhe për të trajnuar me forcat e vendit pritës,” tha zyrtari i lartë i mbrojtjes amerikane./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...