Donaldi ka nervozuar tej mase fansat e Beatrixit që pas festës mbrëmë që kishte organizuar Top Channel për stafin dhe ish banorët e Big Brother VIP.
Aktori Veshaj ishte i pranishëm në festë, ku dhe këndoi këngën që e kishte shkruar për Bora Zemanin, e që këndohej nga Elgit Doda.
Beatrixa shkoi më vonë tek festa bashkë me vëllain e saj, por që në asnjë moment nuk u pa bashkë me Donaldin, i cili gjatë gjithë kohës ishte me një pjesë të ish- banorëve dhe vëllain e tij, Romeon.

Këto veprime të aktorit kanë irrituar fansat e Beatrixit të cilët janë shprehur se janë bërë pishman që e kanë votuar, derisa i kanë kërkuar edhe falje Einxhel Shkirës dhe Arjola Demirit që dikur i kundërshtonin me komente, shpesh edhe fyese, pasi të dyja nuk e besonin aspak Donaldin.
Kujtojmë se ndarjen e konfirmoi ditën e sotme, Beatrix Ramosaj përmes një InstaStory të publikuar, derisa kishte shkruar: “Histori falso”, si dhe e kishte hequr nga lista e miqve në Instagram, Donaldin./Reporteri/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë