Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka deklaruar se projekti Nord Stream 2 nuk do të vazhdojë. Tubacioni kryesor i gazit, që kalon midis Rusisë dhe Gjermanisë, ka qenë çështje e diskutueshme pasi Gjermania hezitonte të vendoste sanksione ndaj Rusisë pikërisht për këtë arsye, transmeton portal arbresh.info.
Gjermania mbështetet shumë në gazin rus dhe do të dëmtohet vetë nga sanksioni. Megjithatë, Scholz tani ka thënë se veprimet e fundit të Rusisë kanë shkuar një hap shumë larg dhe tubacioni nuk duhet të certifikohet.
Në një konferencë shtypi, ai tha se masa e Rusisë për të njohur zonat e kontrolluara nga rebelët të Ukrainës si të pavarura është një “shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar”. /sky/arbresh.info/
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...