Përplasja me banorët e “5 Majit”, lëndohen tetë policë

12:00 | 22 Shkurt 2022
V. S.

Tetë punonjës policie kanë pësuar lëndime trupore këtë të martë gjatë përplasjes me banorët e “5 Majit”, të cilët kundërshtojnë prej javësh tashmë shembjen e shtëpive.

Gjatë rezistencës së banorëve të”5 Majit” janë dëmtuar në detyrë pesë punonjëse të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake.

Ata kanë marrë dëmtime nga sende të forta dhe lëndë djegëse dhe ndodhen në Spitalin e Traumës duke marrë ndihmën mjekësore.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona në komisariat./TCh/