Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, e cila shoqërohej nga i Ngarkuari me Punë, Johan Schalin, me ç’rast e ka falënderuar për bashkëpunimin gjatë shërbimit si ambasadore në vendin tonë, transmenton arbresh.info.
Duke i dëshiruar suksese në angazhimet e radhës, kryetari Konjufca është shprehur mirënjohës për kontributin e ambasadores Stjernvall në shumë fusha e projekte konkrete dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës. Ai po ashtu ka theksuar përkrahjen e çmuar të Finlandës në proceset e shtetndërtimit demokratik të Kosovës dhe fuqizimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar.
Ndërsa, ambasadorja Stjernvall ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Finlandës dhe Kosovës, duke konfirmuar njëherësh avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona mike./arbresh.info/

Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin