Një “dyqan” i vogël e i pasur me gjësende me vlerë për aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës është i pasur në formën e vetë me mijëra gjëra brenda saj, shkruan arbresh.info.
Rekuizita që ndodhet brenda Teatrit Kombëtar në vete mban gjëra dhe vlera të mëdha historike.
Me këto veshje, gjësende, mjete që gjenden brenda janë mbajtur shfaqje të mëdha e shumë të suksesshme.
Xhemajl Gllavica, rekuizitor i Teatrit Kombëtar të Kosovës që punon tash e 18 vite, për arbresh.info, na rrëfen momente dhe shfaqje që brenda këtyre mureve janë luajtur duke i përdorur mjetet brenda kësaj rekuizite.
“Këto që po i shihni janë pjesë të rekuizitave, këto janë shfaqjet të cilat i kemi në repertuar, ki p.sh “La Rremi”, repertuar, është “Të vdekurit mbajnë zi”, është ajo e Zana Hoxhës, madje kemi mbrapa rekuizita të tjera, kur do me u bë shfaqja normal që vinë në rekuizitë edhe çka ju vyn i marrin po mendoj çka nuk ka i blejn diku tjetër po në përgjithësi mirë”, tha Gllavica.

Brenda kësaj rekuizite gjenden instrumente mbi 50 vjeçare.
“Ka gjësende të vjetra diku deri në 50 vjet por ndoshta ka edhe më shumë se aq. Ja ky instrument, e unë kur e kam pyet një rekuizitor i cili ka dal në pension e ai kur ka fillu punën në vitet 70 e ka gjet këtu, e tash sa është kjo para viteve 70-ta, është send shumë i vlefshëm”, tha ai.

Sipas tij, ka shfaqje të cilat kërkojnë më shumë, e për këtë ekziston mundësia që mos të jenë në rekuizitë por të blihen jashtë.
“Për t’i gjetur ka mundësi që dalim edhe nëpër pazare sepse këtu për shfaqje duhen të vjetra, nuk është që vyn të reja sepse p.sh luhet një shfaqje e cila është e kohës paraluftës e ti duhesh tash me dal në pazar me i ble e ka probleme me i gjet. Po ka të ndryshme, p.sh kur ka lu shfaqja e Agim Sopit “Dosja H” i kemi ble nëntë lahuta, Karnavalet e Korçes të Altin Bashës ka pas nevojë me i ble dy mandolina, kemi harmonik, çiftelia, krejt këto janë ble çka janë dashtë për shfaqje por tash i kemi është bajagi e pasur rekuizita”, deklaroi Gllavica.
Brenda rafteve të stërngarkuara të kësaj rekuizite mund të shohësh vlera të lashta të historisë shqiptare të ruajtura ndër vite që nga lufta e parë dhe e dytë botërore.

“Ja kjo mund t‘i ketë 40 vjet 50, fenerët të ktyneherit ka lloj-lloj, të ndryshme. Këta janë telefona të ushtrisë përpara me qëkërrk e ke sill kështu dhe është paralajmëruar e që mundet me qenë nga lufta e parë botërore. Mandej kemi gramafona të vjetër, abazhurë, makina e shkrimit. Ka pasur të interesum që duan me i pa po këtu nuk bon me i shti njerëzit sepse ka armatim të shfaqjeve edhe pse janë të bllokuara të gjitha, armatimet janë të gjitha të vjetra të luftës së parë e dytë botërore”, tha Gllavica.
Rekuizita e Teatrit Kombëtarë të Kosovë mbetet një nga rekuizitat më të pasura për dallim edhe nga Shqipëria.
Ndërkohë që këto rekuizita shërbejnë edhe për filmat e ndryshme që prodhohen në Kosovë.
“Në Kosovë kjo është rekuizita më e pasura edhe në Shqipëri besa nuk ka të tillë se na shkojmë. Ka raste kur këto mjete jepen edhe për filma të ndryshëm këtu në Kosovë por me leje të veçanta. Mirëpo ka gjësende që nuk mund të dalin, studentëve ju ndihmojnë pasi i kanë do provime por shumë pak disa që lejohen”, shprehet Gllavica.

Edhe teatrot më të pasura nuk mund t‘i përballojnë gjerdanë të vërtetë diamanti dhe mobileje të shtrenjta të performancës, andaj rekuizitat janë ato që marrin vlerën e tyre./S.D/arbresh.info/
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...