Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar një takim me anëtarët e Këshillit të Sigurisë.
Në një deklaratë nga pallati i Kremlinit mësohet se në takimin ku u diskutua situata në Ukrainë, Putin dha informacione lidhur me kontaktet ndërkombëtare që ka zhvilluar gjatë javës.
Gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamjet lidhur me garancitë e Rusisë për çështjen e sigurisë.
Propozimet e Rusisë ndaj SHBA-së dhe NATO-s për garancitë e sigurisë
Rusia në dhjetor 2021 i përcolli SHBA-së dhe NATO-s dy projekt-marrëveshje të cilat përfshinin propozime lidhur me garanci të ndryshme të sigurisë.
Në fund të janarit SHBA-ja dhe NATO i kthyen përgjigje me shkrim Rusisë lidhur me çështjen.
Ndërkohë edhe Rusia e përcolli dje reagimin e saj ndaj përgjigjes së Washingtonit me një shkrim prej 11 faqesh./tch/
Nesër varroset 12-vjeçarja që ndërroi jetë në Spitalin e Pri...
“A i meritoj?” – Heroi i Bondit merr donacione prej 2.5 mili...
Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj...
Ministria e Drejtësisë demanton raportimet për arrestimin e ...
“Ai meriton një statujë”, Laporta për Messin
Putin: Kievi nuk ka treguar gatishmëri për lëshime territori...