Kryeministri, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, po vazhdojnë takimet në Mynih me përfaqësues të lartë të shteteve dhe organizatave të ndryshme botërore.
Në margjina të Konferencës së 58-të e Sigurisë në Mynih, ata kanë takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
“Bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla uruam për detyrën e re kryeministrin e Maqedonisë së veriut, Dimitar Kovaçevski. Bashkëpunimi I ngushtë në mes dy vendeve tona do të vazhdojë”, ka shkruar Kurti në rrjete sociale.
Konferenca e 58-të e Sigurisë në Mynih (MSC) do të mbahet këtë vit nga 18 deri më 20 shkurt 2022, në vendin e saj të zakonshëm në Mynih, Hotel Bayerischer Hof. MSC 2022 do të mbetet besnik ndaj formateve të tij tradicionale, por do të mirëpresë më pak të ftuar dhe përfaqësues të medias, si dhe delegacione më të vogla për të garantuar shëndetin dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tij dhe publikut të Mynihut.
Atje është e pranishme edhe presidentja, Vjosa Osmani./arbresh.info/
Konferenca e 58-të e Sigurisë në Mynih flet edhe për Ballkanin
Ditën e parë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kurti e nisi me Johannes Hahn
Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngja...
Osmani ia dorëzon flamurin e Kosovës skiatorëve Kryeziu e Ko...
Sarajeva i bashkohet procedurës penale në Milano pët `turist...
Vendimi i Kushtetutës për Rashiq, reagon Basha: Përmban gabi...
Numërohen mbi 85 % e votave, ky është rezultati
Kurti: Rruga drejt çlirimit të Kosovës është e shtruar me gj...