Dhjetra pacientë me Covid-19 u trajtuan në tenda jashtë një spitali në Hong Kong, pasi është shënuar një rritje e madhe e rasteve me infeksion.
Disa pacientë të moshuar u grumbulluan në batanije urgjence që ruajnë nxehtësinë në mes të kushteve me shi dhe të ftohtë pranë Qendrës Mjekësore Caritas në lagjen e Kowloon, transmeton portal arbresh.info
Për shkak të pamjeve, që u shpërndanë me të madhe në mediat sociale, Dr. Sara Ho, shefe menaxhere e sigurisë së pacientëve në qytetin e kontrolluar kinez, ka kërkuar falje, ndërsa ka shtuar se “rastet janë duke u rritur frikshëm”.
Autoritetet shëndetësore raportuan një rekord 6,116 raste të koronavirusit të enjten, nga 4,285 një ditë më parë./Independent/arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...