Përballja Perëndim-Lindje për Ukrainën, mesazhi që shihet vetëm nga qielli

22:24 | 17 Shkurt 2022
A Z

Në një kohë kur politikanët lindorë dhe perëndimorë “përleshen” ashpër mes tyre për krizën në Ukrainë, një pilot shfrytëzoi rastin për t’i thënë botës që të “relaksohet” duke përdorur avionin e tij për të përhapur mesazhin.

Duke fluturuar mbi hapësirën ajrore të Moldavisë, avioni bëri një sërë kthesash të llogaritura për të lënë një shteg gjurmimi që shkruante fjalën “Relax”.

Faqja e internetit për gjurmimin e avionëve FlightRadar pikasi “kaligrafinë” e pilotit që fluturonte rreth kryeqytetit Kishinau./a2cnn