Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sa i përket angazhimit të tyre si Qeveri për njohjen e vendit, dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
Kurti thotë se angazhimi i tyre është i gjithanshëm dhe shumë konkret, mirëpo thotë se kjo është një punë shumë delikate, e cila nuk do zhurmë, por do punë.
“Angazhimi ynë është edhe i gjithanshëm dhe shumë konkret, mirëpo duhet të na kuptoni se çështja e njohjeve dhe anëtarësimeve është një punë shumë delikate, e cila bëhet me shumë kujdes, dhe e cila nuk do zhurmë, por do punë”, tha Kurti.
Ai tha se do t’i korrin edhe sukseset për punën e tyre në këtë drejtim.
“MPJ është në ballë të këtij angazhimi. Natyrisht që gjatë këtij më pak se një viti që jemi në qeveri, e kemi përmirësuar shumë imazhin e shtetit tonë. Kemi punë konkrete e cila nuk duket, brenda këtij mandati do t’i korrim edhe sukseset e kësaj”, tha Kurti në rtk.
Kujtojmë se ka më shumë se një vit prej kur Kosova nuk ka marrë asnjë njohje. Shteti i fundit që njohu Kosovën ishte Izraeli.
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...
NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroaci...