Sot u bë inaugurimi i obeliskut në hyrjen kryesore të QKUK-së në Prishtinë, në nderim të sakrificës dhe kontributit të punëtorëve mjekësorë ndër dekada.
I pranishëm aty ishte edhe ministri i shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili deklaroi se sot përkujtojnë gjithë personelin shëndetësor dhe atë mbështetës, të cilët humbën jetën gjatë përpjekjeve titanike për të shpëtuar jetë gjatë pandemisë COVID-19 dhe të gjithë mantelbardhët që i kanë dalë në ndihmë popullit tonë edhe gjatë kohës së luftës.
“Ky monument i ngritur për ta është një shenjë e vogël respekti nga ne të gjallët”, tha ai.
Ndërkaq në fjalimin e tij para mediave, kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, deklaroi se datën 16 shkurt e kanë shpallur ditë përkujtimore për punëtorët shëndetësorë.
“Tani e tutje ky projekt do të kujtohet nga të gjithë ne si pikë ku do t’i kujtojmë vuajtjet, sakrificat, gjakun e derdhur dhe djersën e lotit shumë shpesh nga ana e punëtorëve shëndetësorë”.
Në fund u bë edhe zbulimi i pllakës përkujtimore.


Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri