Fitimi neto i sektorit bankar të Shqipërisë u rrit në 21.6 miliardë lekë [176.9 milionë euro] në vitin 2021, krahasuar me 16.9 miliardë lekë [137 milionë euro] në vitin 2020.
Sipas Shoqatës Shqiptare të Bankave, fitimi neto rezulton me i larti që prej viti 2017, që duket se është një rikthim i këtij sektori pas pandemisë COVID-19.
Në anën tjetër, portofoli i kredisë së bankave u rrit në 671.0 miliardë lekë [5.5 miliardë euro] në fund të dhjetorit nga 608.9 miliardë lekë [4.9 miliardë euro] një vit më parë.
Raporti i kredive me probleme (NPL) ndaj totalit të kredive ra në 5.65 për qind në fund të vitit të kaluar, krahasuar me 8.11 për qind një vit më parë.
Depozitat në bankat e vendit u rritën në 1,433 miliardë lekë [11.6 miliardë euro] vitin e kaluar krahasuar me 1,286 miliardë lekë [10.5 miliardë euro] në fund të 2020.
Totali i aseteve të bankave u rrit në 1,774 miliardë lekë [14.4 miliardë euro] në fund të dhjetorit, krahasuar me 1,581 miliardë lekë [12.8 miliardë euro] një vit më parë.
Të dhënat përfshijnë raportet financiare të 12 bankave shqiptare.
Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është më e madhja mes tyre për sa i përket aseteve.
Komuna e Prishtinës apelon për kujdes të shtuar gjatë reshje...
“Kurrë s’kam lu me të, veç e kam mbrojt”, Klodi me lot në sy...
Australia nis hetim të gjerë për antisemitizmin pas sulmit n...
Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujq...
Të shtëna me armë në një aheng në Shtime, dy persona të shoq...
Trajneri i Bournemouthit konfirmon largimin e menjëhershëm t...