Mediat malazeze, sot kanë raportuar se ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Burim Rreci, është arrestuar në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë.
Sipas Mediave në Malin e Zi, ai është arrestuar në pikën kufitare “Debeli Brijeg” ku pas kontrollimit nga policia kufitare, Burim Reci është arrestuar. Ndërsa policia e Malit të Zi, ka lëshuar një komunikatë, ku ka njoftuar se kishin konfiskuar drogë të tipit marihuanë, gjatë inspektimit të një veture të markës, “Audi”, transmeton arbresh.info.
“Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave në mëngjesin e sotëm rreth orës 03:30 parandaluan kontrabandën e lëndës bimore e dyshuar si lëndë narkotike marihuanë me peshë rreth 48.2 kilogramë. BR është privuar nga liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të paautorizuar. Prodhimi, posedimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Masat dhe veprimet e mëtejshme policore-prokuroriale për këtë rast janë në vazhdim e sipër”, thuhet në njoftim.
Mediat e Malit të Zi, bëjnë të ditur se arrestimi ka ndodhur sot në mëngjes. /arbresh.info/
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...