Carlo Ancelotti pohon se përballja e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit krijon më shumë motivim sesa presion.
Real Madridi do të luajë në Parc des Princes sfidën e parë të të tetës së finales me një formë të paqëndrueshme, pasi i ka fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e fundit.
“Kemi besim për nesër (e martë). Kjo ndeshje është aq e mirë sa për të qenë një finale e Ligës së Kampionëve. Jemi përballë një prej rivalëve më të mëdhenj për këtë trofe”, ka thënë italiani në konferencën për shtyp.
Ai e ka kujtuar kohën e kaluar te PSG dhe lidhjen me tifozët, ndërsa ka thënë se Mauricio Pochettino po bën një punë të mirë. Tutje, strategu e ka komentuar edhe presionin lidhur me këtë takim.
“Presioni i vetëm që kemi për nesër është që luajmë ndaj një ekipi të shkëlqyer si PSG, është më shumë motivim sesa presion. Nuk është ndeshje e vështirë për t’u përgatitur, të gjithë lojtarët janë shumë të motivuar”, ka shtuar Ancelotti.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...