Kryeparlamenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar për rizgjedhjen e Frank Walter Seinmeier për mandatin e tij të dytë si President i Gjermanisë.
Konjufca me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Gjermania kanë qenë dhe vazhdon të jenë mbështetje e Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Kryeparlamentari poashtu ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata të cilët kanë kontribuar për shtetndërtimin, integrimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.
Më poshtë gjeni postimi i plotë (pa ndërhyrje):
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i uroj z.Frank Walter Steinmeier rizgjedhjen President Federal i Gjermanisë.
Gjermania mike, populli i mrekullueshëm gjerman, udhëheqësit e saj të lartë dhe z.Steinmeier, kanë qenë dhe vazhdonjnë të jenë në mbështetje të Republikës së Kosovës gjithanshmërisht, duke kontribuar për shtetndërtimin, integrimin dhe zhvillimin e vendit tonë.
Shfrytëzoj edhe këtë rast që t’i shpreh Presidentit Steinmeier, Qeverisë dhe Parlamentit Gjerman mirënjohjen e thellë për gjithë çfarë kanë bërë për Kosovën dhe për qytetarët e saj, gjithnjë me dëshirën dhe gatishmërinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona.
Urime miku ynë!. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...