Ka ndërruar jetë oficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skënder Haliti nga Zhegra e Gjilanit.
I ndjeri ishte përmendur edhe për luftën e Koshares, e poashtu njihej si ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të heroit, Agim Ramadani.
Vdekja e tij padyshim se ka prekur edhe ish-kolegët, e të gjitha ata që e njohën.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha është shprehur i tronditur nga lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të mikut, bashkëluftëtarit e bashkëpunëtorit, kolonelit Skënder Haliti.
“Skënderin e njoha në ditët e vështira të luftës për liri, bashkë kaluam në shumë beteja, pastaj bashkë vazhduam në TMK dhe e kisha bashkëpunëtor edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ai ishte burrë i fjalës, i urtë dhe një mik i jashtëzakonshëm!”, ka shkruar Berisha.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Haliti, bashkëluftëtarëve, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe bashkëvepruar me të ndjerin!
“Veprat e mikut e bashkëluftëtarit tonë, Skender Halitit do ti kujtojmë gjithmonë e me shumë krenari!”, njofton tutje Berisha./arbresh.info/
OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shku...
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...