Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo është në agoni nëse do të largohet nga Manchester United këtë verë.
Sipas The Sun, Ronaldo, i cili mbushi 37 vjeç javën e kaluar, mësohet se u ka thënë miqve se po ndjen moshën e tij për herë të parë në karrierën e tij të gjatë dhe të shquar me trofe.
Legjenda portugeze nuk do ta pranonte kurrë publikisht se kërkesat e Ligës Premier po bëhen të tepërta – edhe për një lojtar të përgatitur fizikisht si Ronaldo.
Por, Ronaldo mund të kërkojë të shkurtojë kohën e tij dhe të braktisë rikthimin e tij të planifikuar dy-vjeçar në United.
Kjo ndodh nëse situata e tij dhe e ekipit nuk ndryshon në Old Trafford.
Sulmuesi veteran nuk ka shënuar në gjashtë paraqitje këtë vit dhe u mbajt në stol në pjesën më të madhe të barazimit 1-1 të së martës në Burnley.
Skuadra e Unitedit është shumë më inferiore sesa ajo ku luajti nën drejtimin e Sir Alex Ferguson dhe ai mendon se ky është faktori kryesor në formën dhe ndikimin e tij të luhatshëm.
Por, Ronaldo gjithashtu e pranon se duhet të punojë më shumë se kurrë për të qëndruar në formën e nevojshme për të luajtur në nivelin më të lartë, veçanërisht në sistemin e menaxherit të përkohshëm, Ralf Rangnick, i cili pëlqen që lojtarët të luajnë me presing të lart dhe fort.
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...