Ballkani e ka nisur mjaftë mirë edicionin pranveror në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Suharekasit kanë triumfuar me rezultat 4-1 ndaj Dukagjinit të Klinës, duke konfirmuar formën e mirë që po kalojnë.
Kjo fitore ishte një nisje e mirë edhe për trajnerin Ilir Daja, për të cilin kjo ishte ndeshja e parë në elitën e futbollit kosovar.
Daja është shprehur i kënaqur me fitoren e arritur, teksa meritat më të mëdha për këto tri pikë sipas tij i takojnë futbollistëve.
“Jam i kënaqur që nisim me fitore dhe që nuk e diskutuam fitoren. Kjo është meritë e djelmoshave”.
“Kemi bërë një ndeshje tejet të mirë, sidomos në pjesën e parë. Djemtë kanë vrapuar shumë, kaluam në epërsi, por kemi pasur edhe situata tjera para portës kundërshtare”.
“Nuk më pëlqeu fakti se, kur je dy apo tre gola në epërsi, ka rënie të ritmit. Por, besoj se kjo do të ndryshojë në ndeshjet tjera”, deklaroi trajneri nga Shqipëria.
Pas kësaj fitore Ballkani ngjitet në pozitën e dytë me 36 pikë, një më pak se lideri Drita.
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...
Shkencëtarët zbulojnë në hapësirë një molekulë që jep sinjal...
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 sh...
“Hapeni derën se dua të dal, lujta” tensionohet ...
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 d...