Uashingtoni ka nevojë për luftë me çdo çmim, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, pas lajmeve që dërgimin e 3 mijë trupave amerikane shtesë në Poloni.
Sonte është zbuluar se SHBA do të dërgojë 3 mijë trupa shtesë në Europën Lindore në mes të krizës tashmë të rritur mes Rusisë dhe Ukrainës, transmeton portal arbresh.info
SHBA dërgon 3 mijë trupa shtesë në Poloni
Sipas një zyrtari që foli me gazetarët përpara njoftimit zyrtar, trupat do t’i bashkohen 1700 ushtarëve që janë tashmë në Poloni dhe pritet që të nisen gjatë javës së ardhshme.
“Histeria e Shtëpisë së Bardhë është më zbuluese se kurrë. Anglo-saksonëve u duhet një luftë. Me çdo çmim”, tha Zakharova.
Ajo shtoi se “provokimet, dezinformatat dhe kërcënimet” shërbejnë si një mënyrë e preferuar për SHBA-në dhe aleatët e saj për të zgjidhur problemet e tyre./rt/arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...