Deputeti i LDK-së Agim Veliu reagon për njohjen e patentë shoferëve, falenderon gjermanët me të cilët bashkëpunoi
Ish-Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se me njohjen e patentë shoferëve nga Gjermania, afria e Kosovës dhe Gjermanisë shënon një hap të ri në marrëdhënien mes këtyre shtetevem.
Postimi i plotë:
Të dashur Qytetarë,
Dua t’ju përgëzoj për njohjen e Patent shoferëve nga Gjermania. Ky lajm është i rëndësishëm për të gjithë neve dhe nuk kam asnjë dyshim që nga sot, afria e Kosovës dhe e Gjermanisë shënon një hap të ri në marrëdhëniet tona.
Dua me këtë rast të falenderoj Qeverinë e Gjermanisë, Kancelaren Merkel dhe Kancelarin Scholz për këtë angazhim dhe përmbyllje të kësaj marrëveshjeje. Një falenderim i veçantë shkon edhe për homologun tim Ministrin e Brendshëm Seehofer dhe atë të Transportit Scheuer. Nuk kam këtu si të mos falenderoj sidomos Drejtorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Ministrisë së Transprortit në Gjermani, Z. Guido Zielke me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë të përmbushim sugjerimet për të përmbyllur këtë proces. Falenderoj edhe Ambasadorin Beqë Cufaj dhe Drejtorin e ARC Bekim Hoxha.
Kosova nga sot është edhe më afër Gjermanisë.
Danke!
Agim Veliu./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...