Pas thirrjes për një mbledhje për rritjen e çmimit të energjisë nga ana e Partisë Sociale Demokrate këtij takimi iu përgjigjën vetëm tri parti politike, ku edhe u dakorduan për protestë, shkruan arbresh.info.
Pas takimit që zgjati rreth një orë, Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate si iniciues i takimit më partitë politike e sindikatat e Kosovës, tha se u dakorduan që duhet të mbahet një protestë kundër vendimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike, raporton arbresh.info.
“Të gjithë njëzëri jemi kundër këtij vendimi. Neve na është rrit çmimi i energjisë më tre rreshta. I ftojmë partitë e tjera opozitare që të inkurajojnë veprimin e tyre brenda institucioneve siç është Gjykata Kushtetues për këtë çështje. Ka pajtim mes partive që ishim sot, për një proteste por duhet të dakordohemi për kohen e saktë të protestës”, tha Molliqaj.
Në këtë takim ku temë e diskutimit ishte shtrenjtimi i energjisë elektrike, nuk morën pjesë PDK-së e LDK-së si dy partitë më të mëdha opozitare./arbresh.info/

Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...
Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë v...
Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon k...
Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...