Papa Françesku ka reaguar së fundmi për tensionet në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ai tha se lufta në Ukrainë do të ishte çmenduri dhe ka shprehur dëshirën dhe shpresën që tensionet të kapërcehen përmes dialogut shumëpalësh, transmeton portal arbresh.info
Duke folur në audiencën e përgjithshme, Papa falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Lutjes për Paqe në Ukrainë më 26 janar.
“Ne vazhdojmë t’i lutemi Zotit për paqe në mënyrë që tensioned dhe kërcënimet e luftës të kapërcehen përmes dialogut serioz dhe që negociatat në formatin e Normandisë të kontribuojnë në këtë qëllim”, tha Papa, duke iu referuar bisedimeve Rusi-Ukrainë, të ndërmjetësuara nga Gjermania dhe Franca.
“Dhe të mos harrojmë. Lufta është çmenduri,” shtoi Papa.
Edhe pse Rusia vazhdon të mohojë planifikimin e një sulmi drejt Ukrainës, ajo ka vendosur mbi 100 mijë trupa ushtarake në kufi.
Shumica e ukrainasve janë ortodoksë, por ka edhe një degë të Kishës Katolike në vend që praktikon një rit lindor të ngjashëm me fenë ortodokse dhe që është besnik ndaj Papës në Romë. Udhëheqësi i katolikëve ukrainas të ritit lindor tha të martën se ai e kishte ftuar Papën të vizitonte vendin, me shpresën se gjesti i madh do të kontribuonte për paqen./arbresh.info/
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile