Stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot, me datë 09.02.2022 rreth orës 15:50 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Ismail Qemajli’’ në Kaçanik është një rast i kanosjes .
Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka arritur të arrestojë një person me inicialet SH.D ( M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje që kishte me dy persona tjerë me inicialet A.D (M/K) i moshës 21 vjeçar dhe XH.H (M/K) i moshës 27 vjeçar , këta të fundit i kanos me një me sëpatë, përcjell arbresh.info.
Në lidhje me këtë, policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi është intervistuar, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...