Bordi i ZRrE-së ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira.
E për këtë, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës është i papërballueshëm për qytetarët e Kosovës.
Sipas tij debati për shtrenjtimin e rrymës duhet të trajtohet me seriozitet dhe është më i rëndësishëm se sa votimet e disa pikave të rendit të ditës nga seancat e kaluara.
“ZRrE ka marrë një vendim në kundërshtim me krejt hapat e pritshëm që janë ndërtuar. Nuk e ka pritur ose dëgjuar zërin e qytetarëve edhe ata të cilët kanë protestuar e që kanë kundërshtuar”, tha Zemaj.
Ai thotë se, LDK e përkrah pjesën e debatit dhe votimin e një rezolute për anulimin e këtij vendimi./arbresh.info/
QKUK shënoi rekord të operimeve kardiokirurgjike në vitin 20...
Osmani dekoron personalitetin e sportit botëror, Hasan Arat
Komuna e Malishevës hap afatin për raportimin e dëmeve nga v...
Policia kërkon ndihmë për arrestimin e tre personave nga Deç...
Pas 26 vjetësh, Peja nuk shënoi asnjë vrasje në 2025-ën
Kryetari i trupit gjykues avancohet në Apel, anulohet seanca...