Transportuesit e mallrave nga sot më nuk do të paguajnë më shumën prej 40 euro në Terminalin doganor në Hanin e Elezit.
Kjo pasi siç ka njoftuar Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë hequr rrethojat metalike të vendosura nga operatori ekonomik, “Terminali SHPK”, i cili kishte bllokuar rrugën për transportuesit e mallërave duke i detyruar ata të paguanin dyzet euro.
Sipas ministrisë ky vendim është marrë pas ankesave të shumta nga agjentët doganor
“Pas ankesave të shumta nga agjentët doganor, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, përkitazi Doganën e Kosovës, kanë inicuar kërkesën për zhbllokimin e rrugës nga rrethojat metalike të vendosura në rrugën e cila është pronë shoqërore, nën menaxhimin e AKP-së. Operatori Ekonomik, “Terminali SHPK”, kishte bllokuar rrugën për transportuesit e mallërave duke i detyruar ata të paguanin dyzet Euro. Me asistencën e Policisë së Kosovës, tashmë kjo rrugë është zhbllokuar, rrjedhimisht transportuesit e mallërave nuk do të paguajnë më dyzet euro, aq sa ishin të detyruar të paguanin më parë”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...