Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i shoqëruar nga zëvendësministri Arsim Berisha dhe bashkëpunëtorët vizitoi sot spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri.
Përmes një njoftimi nga MSH-ja thuhet se Latifi u shpreh i kënaqur me punën e personelit shëndetësor të spitalit dhe angazhimin e tyre për t’u ofruar qytetarëvë shërbime shëndetësore sa më cilësore dhe, gjithashtu edhe me infrastrukturën e spitalit.
Ministri i Shëndetësisë theksoi se spitali i Vushtrrisë është një shembull i mirë i fuqizimit të spitaleve të përgjithshme dhe ndjenjës së pronësisë së spitalit nga komuniteti, ku secili e ndjen veten krenar dhe hisedar në suksesin e tyre.
Ai tha se edhe spitalet e tjera duhet ta marrin këtë spital si model për organizimin e punës dhe vetmohimin e personelit.
Vizita në Spitalin e Vushtrrisë është në kuadër të vizitave që Latifi është duke ua bërë të gjitha spitaleve të përgjithshme në vend, me qëllim të njohjes së tij me spitalet, kuadrin, punën e tyre dhe sfidat që i kanë, thuhet në njoftim.
Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri ka 175 të punësuar dhe është donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe./arbresh.info/
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 25 komuna, KQZ jep detaj...
Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...