Pjesëtarët e regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore të FSK-së, së bashku me trupat amerikane nga Garda Kombëtare e Vermontit dhe Kollorados, realizuan trajnimin e përbashkët “First Vermont Reconnaissance Platoon Academy”.
Sipas njoftimit, qëllimi i trjanimit ishte ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe njohja më e mirë e të dy njësive të rikonicionit, nga të dyja vendet me qëllim shkëmbimi të përvojave më të avancuara bazuar në standardet më të larta të ushtrive profesionale.
Postimi i plotë:
Pjesëtarët e Regjimentit të tretë të këmbësorisë trajnohen nga ushtria amerikane
Pjesëtarët e regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore të FSK-së, së bashku me trupat amerikane nga Garda Kombëtare e Vermontit dhe Kollorados, realizuan trajnimin e përbashkët ,,First Vermont Reconnaissance Platoon Academy”.
Në frymën e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë, për një javë është realizuar trajnimi me tema të rëndësishme që prekin fushën e rikonicionit si: teknikat e patrullimit, thirrja për zjarr, armët dhe pajisjet e rikonicionit.
Qëllimi i trjanimit ishte ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe njohja më e mirë e të dy njësive të rikonicionit, nga të dyja vendet me qëllim shkëmbimi të përvojave më të avancuara bazuar në standardet më të larta të ushtrive profesionale./arbresh.info/
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028
Presidenca: Gjykata nuk ka konstatuar shkelje të Kushtetutës...