Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e cila i shkroi ati pas infektimit me Covid-19 së bashku me bashkëshorten.
Erdogan në Twitter i ka shkruar se bashkë me bashkëshorten e falënderojnë për urimin duke e përshëndetur atë dhe popullin e Kosovës siç ka shkruar ai mik e vëllazëror.
“Zonja Presidente, unë dhe bashkëshortja ime dëshirojmë t’ju falënderojmë shumë për urimet tuaja të mira dhe të përshëndesim në praninë tuaj popullin mik e vëllazëror të Kosovës. Faleminderit”, ka shkruar Erdogan në Twitter.
Presidenti turk ka bërë të ditur se është në krye të detyrave dhe se po vazhdon punën nga shtëpia.
Ndryshe, Erdogan deri më tani është vaksinuar tre herë kundër COVID-19./arbresh.info/

Wishing a speedy recovery to President @RTErdogan and First Lady Emine Erdoğan!

Geçmiş olsun. https://t.co/8mdvgSrR1U
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 5, 2022

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...