AC Milan ka arritur fitore mjaftë të rëndësishme 2-1 në “Derby della Madonnina” kundër Interit në kuadër të xhiros së 24-të të Serie A.
Pjesa e parë u takoi pothuajse tërësisht “Nerrazzurrët”, të cilët ishin shumë më dominues se “Rossonerët”.
Ata edhe shënuan gol në minutën e 38-të, kur Ivan Perisic zhbllokoi rezultatin për 1-0.
Në pjesën e dytë, fjalën e kishe Milani, të cilët dolën nga hija e pjesës së parë.
Olivier Giroud shënoi dy gola të shpejtë për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Goli i barazimit të rezultatit erdhi në minutën e 75-të, kurse ai i epërsisë menjëherë pas tre minutash.
Me këtë fitore, Milan siguron tre pikë dhe ngjitet në vendin e dytë, duke grumbulluar 52 pikë, një më pak se Interi e cila vazhdon të jetë në vendin e parë./Arbresh.info
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...