Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që prej dje janë regjistruar katër raste të vdekjes dhe 1 mijë e 721 raste të reja me COVID-19.
Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi 8 mijë mostrave.
Ministria ka njoftuar edhe për shërimin e 2 mijë e 704 qytetarëve.
“Nga 8.205 testime, 1.721 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 2.704 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 183.111. Në total numri i rasteve aktive është 30.097”, ka njoftuar Ministria./arbresh.info/
Myftiu Tërnava – politikanëve: Është e papranueshme që njerë...
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...