Nesër në orën 18:00 do të luhet derbi i Milanos midis Inter dhe Milan.
Kjo super sfidë do të luhet me 50% kapacitet në stadiumin Meazza ku tifozeria jep shfaqjen më të bukur në këtë derbi. Zikaltërit janë pothuajse të kompletuar në këtë ndeshje me vetëm Correa dhe blerjen e re Gosens të cilët nuk janë në dispozicion të Inzaghit pasi janë të dëmtuar.
Milan nga ana tjetër do të ketë një barrë në formacionin titullar pasi ka disa mungesa kryesore. Ibrahimovic, Rebic, Kjaer dhe Ballo Toure janë të dëmtuar dhe do të mungojnë.
Tomori është rikuperuar por me shumë mundësi do ta nisë ndeshjen nga stoli.
Inter nëse fiton do të shkëputej me 7 pikë nga Milani edhe pse me një ndeshje të paluajtur (me Bologna).

Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...