“L’Equipe” raporton se anësori i Lyonit, Xherdan Shaqiri është në bisedime të avancuara me skuadrën, Chicago Fire nga MLS dhe mund të largohet në ditët në vijim.
Reprezentuesi zviceran kishte qenë gjithashtu në bisedime vitin e kaluar me skuadrën e Sion dhe u ka thënë njerëzve të tij të afërt se dëshiron të largohet duke pasur parasysh kohën e tij të vështirë që po kalon në Francë deri më tani dhe rrezikun që paraqet për vendin e tij në skuadrën e Kupës së Botës me Zvicrën.
Pavarësisht se pati paraqitje dinjitoze me Lyonin në ndeshjen e fundit, ish-lojtari i Liverpool ka pasur shqetësime për kohën e tij të lojës.
Shaqiri është pjesë e skuadrës franceze që nga vera e kaluar kur u transferua nga Liverpool për gjashtë milionë euro./Arbresh.info
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?
Trump: Djali i Khameneit është “peshë e lehtë” p...
Nëse zgjoheni të lodhur, ky zakon është po aq i fuqishëm sa ...
Kosova ka më shumë shanse për në Kupën e Botës sesa shumë ko...
U zgjodh Lider Suprem i Iranit pas vrasjes së të atit, kush ...
Kryeministri i Katarit: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjir...