Lista Serbe i ka dalë në mbrojtje nënkryetarit të saj Milan Radojçiq, i cili u arratis dje nga pika kufitare në Bërnjak pasi rezultoi se është në listën e personave të kërkuar nga prokuroria.
Partia kryesore parlamentare e serbëve të Kosovës, ka deklaruar se sipas informacioneve që kanë, kërkesa për arrestim të Radojçiqit s’përmbanë evidencë për ndonjë veprim ilegal të tij.
“Ne theksojmë se bazuar në informatat që kemi, kërkesa për arrest e Radojçiq nuk përmbanë evidencë për ndonjë veprim ilegal të tij, por vetëm është folur publikisht për rastit që është inicuar në lidhje me marrëdhënien dhe lëshimin e lejes ndërtimore në komunën e Shtërpcës dhe Radojçiq s’ka të bëjë asgjë me të. Informojmë publikun që Radojçiq s’ka pasur marrëdhënie biznesore në këtë komunë apo me objekte atje, për më tepër nënkryetari Radojçiq asnjëherë s’ka qenë në komunën e Shtërpcës”, thuhet në reagimin e tyre.
Tutje kjo parti, ka akuzuar institucionet e Kosovës që sipas tyre po ndërmarrin procese gjyqësore ndaj serbëve dhe po tentojnë të largojnë Listën Serbe nga skena politike.
“Kjo s’është hera e parë këto raporte sekrete dhe urdhëra sekretë për të arrestuar serbët. Jemi të vetëdijshëm që në javët e fundit institucionet e Kosovës janë duke provuar të largojmë Listën Serbe nga skena politike si mbrojtëse e serbëve, por ne i kuptojmë këto mesazhe dhe veprime si këto nuk na frikësojnë e as nuk na dekurajojnë për të luftuar për njerëzit tanë”, thuhet tutje në reagim./arbresh.info/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...