Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka bërë të ditur se sot pritet të miratohen masat e reja anti-COVID. Latifi deklaroi se me masat e reja do të ketë lehtësime, por bëri thirrje që secila veprimtari që do të ketë lehtësim të masave, të pranojë vetëm qytetarë të vaksinuar me dy doza të vaksinës.
Latifi ka treguar se ora policore do të fillojë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa gastronomia do të punojë deri në orën 23:00.
Po ashtu, maska pritet të hiqet në ambientet e jashtme dhe fitneset të hapen.
Latifi bëri thirrje që çdo veprimtari, së cilës i janë lehtësuar masat, duhet që të pranojnë vetëm ata qytetarë që kanë dy doza të vaksinës./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...