Kanada është “shumë e shqetësuar për kërcënimet ruse”, prandaj po planifikon që të dërgojë përforcime ushtarake në Poloni dhe në shtetet baltike për shkak të situatës së sigurisë rajonale, tha Ministrja e Mbrojtjes, Anita Anand, gjatë një vizite në Letoni.
“Ne po mendojmë për dërgimin e trupave shtesë në Poloni dhe në shtetet baltike”, shtoi ajo, transmeton portal arbresh.info
Sipas saj, prania e Kanadasë në rajonin e Balltikut është e rëndësishme, ndërsa ka shtuar se Kanada do të vazhdojë përpjekjet e saj për të siguruar paqen dhe rendin në botë, duke përfshirë unitetin territorial të Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dërgimin e 3 mijë trupave shtesë për të forcuar praninë ushtrake në NATO në Europën Lindore për shkak të vendosjes së 100 mijë trupave ruse dhe armëve të rënda në kufi me Ukrainën.
Kanada është duke ndihmuar ushtrinë ukrainase dhe po siguron një mision trajnimi ushtarak si pjesë e operacionit UNIFIER të nisur në vitin 2015.
Ministri letonez i Mbrojtjes, Artis Pabriks, tha se vendi i tij po përgatitet të dërgojë instruktorë ushtarakë në Ukrainë për t’iu bashkuar misionit.
NATO ka vendosur të vendosë grupe taktike që rrotullohen në Poloni, Estoni, Letoni dhe Lituani pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014./reuters/arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...