Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese shtyu në 7 shkurt dhënien e vendimit për shkarkimin ose jo të tij.
Meta shkruan se është njohur me 72 pyetjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe brenda 48 orëve jo vetëm që do t’ua dorëzojë, por do ua lexojë edhe qytetarëve.
Postimi i plotë i tij:
Falenderoj Këshilltarët e mi për punën e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues.
Pasi u njoha me 72 pyetjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet, por personalisht si President i Republikës do ua lexoj të gjithë qytetarëve të Republikës përgjigjen për çdo pyetje, nga Institucioni i Kryetarit të Shtetit. /arbresh.info/
Spiropali në katedrën e Albanologjisë në Mynih: Pikë referim...
E pafat, Kiana Kryeziu del nga shtegu
Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve në Kosov...
Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontrat...
Nëna e ish-presidentit Thaçi mbështet fuqishëm marshin e 17 ...
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dash...