Qeveria e Kosovës, nesër do të shqyrtojë masat e reja anti-Covid. Në këtë takim pritet të shqyrtohet edhe mundësia për lejimin e mbajtjes së ahengjeve familjare në ambientet e mbyllura.
Këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info, kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva.
Ai tha se në takimin që kanë pasur sot me zëvendësministrin e Shëndetësisë Arsim Berisha dhe me shefin e kabinetit të ministrit Kujtim Salihu, kanë marrë premtim se kërkesat e tyre do të shqyrtohen.
Sogojeva tha se ata kanë marrë përgjegjësi që nuk do të lejojnë që askush nuk do të hyjë në ambientet ku organizohen ahengjet familjare pa qenë i vaksinuar.
“Ekziston mundësia që të lejohen, por ne kemi marrë një përgjegjësi mbi vete pasi asnjë person nuk do të hyjë në ambientet ku mbahen ahengjet pa qenë i vaksinuar”, tha Sogojeva për arbresh.info.
Kujtojmë se në Kosovë që nga shtatori janë mbyllur sallat e dasmave të natës dhe lokalet e mbrëmjes.
Ndërsa që gastronomia aktualisht është duke punuar deri në orën 21:00. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka konfirmuar se masat do të shqyrtohen nesër.
Lehtësim të masave pritet të ketë edhe për qytetarët që hyjnë në Kosovë./arbresh.info/
Isni Kilaj arrin në shtëpi pas lirimit me kusht nga Gjykata ...
FSK-ja vetëdijeson nxënësit për rrezikun nga mjetet pirotekn...
Kurti vendos gurthemelin e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Pod...
Konfiskohen pesë milionë euro në operacionin kundër “Karteli...
Austria drejt ndalimit të shamisë së kokës për vajzat nën 14...
Moscertifikimi i kandidatëve nga Lista Serbe, reagon DnV