I dërguari i presidentit Biden për Ballkanin, Gabriel Escobar ka thënë sot në konferencën përmbyllëse në Prishtinë se nuk duhet të ketë modele që rrezikojnë sovranitetin e Kosovës.
Ai ka thënë se nuk është qëllimi i SHBA-së që ta zgjedh ndonjë model, megjithatë ne mund të ndihmojmë.
“Sa i përket Asociacionit nuk duhet të ekzistojnë modele që rrezikojnë sovranitetin e Kosovës. Ky Asociacion mund të dakordohet për krijimin e saj dhe është në dialog. Nuk është në interesin e SHBA-së për të imponuar diçka. Nuk është qëllimi i SHBA që ta zgjedh ndonjë model, megjithatë ne mund të ndihmojmë”, tha ai.
Sipas tij, qëllimi i SHBA-së është që shtetet e Ballkanit të njihen me njëra-tjetren dhe që të gjitha përveç paqes të jenë edhe në proces integrimi në Bashkimin Evropian./arbresh.info/
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...
Maqedonci: Projektligji për industrinë e mbrojtjes, hap i rë...
Kanosën një person, katër persona intervistohen në polici – ...