Gjykata Kushtetuese nisi të martën shqyrtimin e vendimit të Parlamentit për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.
Seanca nisi rreth orës 10:00 duke vazhduar pa ndërprerë deri në orën 15:00. Pas dy orë pushim seanca rinisë dhe vazhdoi deri në orën 19:00.
Më pas Gjykata vendosi që të shtyjë seancën për ditën e enjte në orën 10:00.
Kjo nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese shtyn vendime të rëndësishme që pas rivënies në funksion nga paralizimi për një kohë të gjatë nga veting.
Relatori i çështjes, Përparim Kalo i drejtoi 29 pyetje përfaqësuesve të Kuvendit.
Në seancën e së enjtes, pritet të dëgjohet pala tjetër, Presidenti.
Vetëm Meta nuk pritet të jetë i pranishëm në sallë, por do të jenë përfaqësues të tij ligjor.
Këshilltari Ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj, deklaroi se gjyqtarët kanë konflikt interesi në shqyrtimin e kësaj çështje.
Por, asnjë prej gjyqtarëve nuk u tërhoq duke mos pranuar pretendimin.
Në qershor të vitit te kaluar, 104 deputetë votuan pro shkarkimit të Presidentit Meta.
Maxhoranca socialiste e fajëson atë për deklarata publike para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, të cilat sipas socialisteve kanë shkelur Kushtetutën.
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë