Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuari i dyshuari për vjedhje në një xhami në fshatin Milloshevë të Obiliqit.
Sipas njoftimit ai kishte kryer vjedhje më datë 27.01.2022, ndërsa arrestimi i tij është bërë të hënën.
Ai është një 27 vjeçar shtetas i Kosovës.
“Më datë 27.01.2022, rreth orës 10:00, është raportuar se në xhaminë e fshatit Milloshevë të komunës së Obiliqit ka ndodhur një vjedhje e rëndë.Menjëherë pas raportimit policia ka filluar me mbledhjen e informacioneve në rrugë operative si dhe me ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore të cilat sot kanë rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit;-S. M, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas arrestimit, i dyshuari, me aktvendim për ndalim të nxjerrë nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, për tu proceduar më tej në dyshimet për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”, njofton policia./arbresh.info/
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore
Shefja e politikës së jashtme thotë se BE-ja nuk ka ‘o...